Showbiz

Në festën e Pavarësisë emocionon Dua Lipa: “Krenare që jam shqiptare”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, gjatë gjithë karrierës së saj e ka vënë në dukje sesa krenare është që është shqiptare. Shpesh herë në intervista apo në postimet e saj në Instagram kemi vënë re që Dua asnjëherë nuk ngurron ta diktojë Shqipërinë apo prejardhjen e saj nga ky vend.

Sot, në festën e Pavarësisë së Shqipërisë nuk kishte se si të mungonte një status nga këngëtarja.

Në një postim në Instagram ku shfaqet me flamurin kuq e zi në duar, Dua ka shkruar: “28 Nëntori!! Dita e Flamurit! Krenare që jam shqiptare!! Gëzuar ditën e “Pavarësisë!!”

https://www.instagram.com/p/CIIYpkrsQ27/?utm_source=ig_web_copy_link

Në postimin e këngëtares vihen re dhe urimet e shumë artistëve të tjerë shqiptarë si dhe urime nga familjarët e saj. Edhe babai i saj Dukagjin Lipa ka bërë një status në lidhje me festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në një foto të postuar, Dukagjini shkruan: “Një komb, një flamur” :

https://www.instagram.com/p/CIIi_dRByuw/?utm_source=ig_web_copy_link