Po sikur t’ju thonim që jo shumë larg Shqipërisë do të mund të blinit një shtëpi shumë të lirë, të shijonit bukurinë e periferisë dhe të qëndroni të qetë pasi nuk ka asnjë shans që ju të infektoheni nga Covid-19?!
Kjo është krejtësisht e realizueshme pasi në një fshat të Italisë të quajtur Cinquefrondi ju mund të blini një shtëpi për vetëm 1 euro dhe e gjithë procedura është fare e thjeshtë.
Cinquefrondi, një komunitet i vogël në jug të Calabria-s e quan veten ‘fshati pa Covid’, pasi prej kohësh nuk ka asnjë të prekur nga pandemia.
Pas rihapjes së vendit rikthehen edhe ofertat kaq ekstreme dhe të pabesueshme për të blerë shtëpi në këtë fshat për vetëm 1 euro.
Qëllimi i këtyre ofertave, jo vetëm në ktë fshat por edhe në vende të ndryshme të Italisë, bëhet që të ndalohet shpopullimi pasi thuajse të gjithë banorët kanë migruar drejt metropolit për një jetë më të mirë, për studime dhe për karrierë.
Cinquefrondi është i rrethuar nga natyra e bukur e Parkut Nacional “Aspromonte”, nga bregdeti i Jonit dhe Tyrrhenain-it. Fshati gjendet në mes të kodrave dhe dy deteve, madje edhe një lum kalon pranë.