Vendi ynë sot nisi fazën e rihapjes nga koronavirusi. Nga kjo e hënë nuk ka më kufizime lëvizjesh mes zonave të kuqe e të gjelbra, gjithashtu nuk ka kufizime për lëvizjen e makinave edhe në rrugë ndërqytetase. Ndërkaq sot kufijtë janë të hapur por vetëm për rikthimet e shtetasve shqiptarë dhe largimet e të huajve të bllokuar në Shqipëri. Kufijtë për udhëtime turistike janë të aksesueshëm nga 15 qershori. Sot u rihapën pas 3 muajsh edhe çerdhet, kopshtet dhe plazhet, ndërsa transporti publik do të vijojë të mbetet i bllokuar. Mes bizneseve që do të rifillojnë punën janë edhe palestrat. Gjithashtu sot rikthehen ndeshjet e futobollit por pa tifozë.