Aktualitet

Njerëz të tmerruar, çfarë ndodhi pas masakrës në Shkodër!

Shkodra u përgjak sot nga një atentat ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, në një lokal pranë bashkisë.  Viktimë mbeti Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak në Shkodër e ish-punonjës i IMT-së, si dhe Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos, i dyshuar si shënjestra e atentatit. Vaso, mbeti i lënduar dhe u dërgua në spital. Me të mbeti e plagosur edhe një kamariere.

I njohur edhe si Erogen Brajoviç, 43 vjeçari është anëtar i grupit të Bajrave e vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër, për llogari të Ervis Martinajt. Autori i dyshuar u arrestua nga policia. Eshtë fjala për shtetasin Ragip Gila, i kapur në dalje të Shkodrës me armë zjarri. Ai u përfshi në një aksident me makinë dhe tentoi pa sukses të largohej në kembë. 29 vjeçari rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Pak çaste pas të shtënave, klientët u larguan të tmerruar nga lokali.