I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori i Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo, ka folur hapur për lidhjen e tij me Selin, duke treguar se gjithçka ka nisur që para hyrjes në shtëpi.
Ai zbuloi se e kishte pëlqyer që jashtë dhe se hyrja në reality show vetëm sa e forcoi këtë ndjenjë.
Që jashtë e kam pëlqyer… kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Pa të ndihem si peshku pa ujë
-u shpreh ai, duke theksuar se mungesa e saj po ndihet fort pas daljes nga shtëpia.
Gimbo nuk kurseu as komplimentet për partneren, duke vlerësuar jo vetëm pamjen e saj, por edhe karakterin e fortë.
Një moment që mori vëmendje ishte edhe kërkesa e Selinës, e cila i kishte kërkuar që të postonte një foto me unazë në Instagram, dhe ai vendosi t’ia plotësonte dëshirën “live” gjatë emisionit.
Ndër të tjera, DJ Gimbo tregoi se tashmë ka takuar edhe familjen e saj, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.