Ish-banori i Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo, ka folur për herë të parë për situatën e Besart Kelmendi, duke zbuluar detaje që nuk ishin bërë publike më parë.
I ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ai u shpreh se këngëtari është në gjendje të mirë dhe se aktualisht jetojnë bashkë në të njëjtën shtëpi.
Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi… është mirë nga ana emocionale dhe familjare. Situata tani është në proces gjyqësor dhe ligji do të vendosë
-tha ai, duke shtuar se arrestimi ka qenë një surprizë për të.
Gimbo komentoi gjithashtu edhe eksperiencën e tij në reality show, duke pranuar se është ndjerë i favorizuar për shkak të lidhjes së ngushtë me Gjestin.
Po, padyshim që jam ndjerë më i sigurt, sepse ai ka qenë një influencë e madhe
-u shpreh ai, duke falënderuar edhe publikun për mbështetjen.
Ndërkohë, pas lirimit nga ndalimi, për situatën e Besart Kelmendi ka reaguar edhe avokati i tij, Artan Çerkini, i cili ka sqaruar se artisti ka pranuar veprimet e tij dhe ka shprehur pendesë për incidentin me kompaninë “Onima”.
Çështja tashmë pritet të vijojë në rrugë ligjore, ndërsa zhvillimet e radhës mbeten për t’u parë.