Fashion Magazine

Pak mund të guxonin, stilistja e njohur lançon linjën e fustaneve për meshkuj!

Catherine Hahn nuk është më e huaj për të blerë ne sektorin e femrave për klientët e saj meshkuj, duke marrë bluza apo bizhuteri dhe duke i rimodeluar pjesët e inspiruara nga femrat për djemtë. Ajo është shprehur se nuk ka aq shumë mundësi zgjedhjesh për meshkujt aq sa ka për femrat kur bëhet fjalë për veshje. Prillin e shkuar ajo stiloi një fustan për këngëtarin Post Malone për një nga koncertet e tij në Los Angeles. Ai kishte veshur një fustan të hollë me lule të vogla mbi një bluzë të bardhë. Kjo erdhi edhe si një rikujtesë e Kurt Cobain i cili në 1990 veshi një fustan të  tillë në koncert. Interpretimi i Post Malone u duartrokit dhe u prit shumë mirë si nga fansat ashtu edhe nga media. Kjo ishte një pikënisje për Hahn që të fillonte  të krijonte linjën e saj të fustaneve për meshkuj të quajtur “Hesher World”. Ajo është shprehur se:

Post Malone dukej aq mirë dhe rehatshëm me atë fustan dhe kjo më inspiroi mua që të krijoja fustane për të gjithë meshkujt! Është një gjë e mirë të kesh veshje për meshkujt ndryshe nga kostumet tradicionale, pantallonat dhe këmisha apo kombinime me pantallona të shkurtra. Doja të krijoja një fustan ‘unisex’ që mund të vishet çdo ditë dhe kudo, në shkollë, në punë, në një takim ose kur luan.

https://www.instagram.com/p/CPmkoO0Lso9/?utm_source=ig_web_copy_link

Veshjet e Hahn me siguri kanë një avantazh pasi asaj gjithmonë i ka pëlqyer stili ‘punk rock’ pa rregulla dhe mundësia për të veshur çfarë të doni. Vetë emri ‘Hasher’ është një përkufizim nga një person i cili ka një pamje në dukje të jashtëligjshme në vitet ’80. Fustani i parë i Hanh për linjën “Hesher World” ishte një këmishë e verdhë me kuadrate kafe dhe në fund me një lloj mbylljeje me një kopsë. Ky fustan është veshur edhe nga dy djem të cilët kanë qenë duke bërë ‘scateboarding’ në rrugët periferike të Miamit.

Post Malones Stylist Launches Dresses for Dudes

Ajo është frymëzuar veçanërisht nga muzikantët si David Bowie, Mick Jagger, Kurt Cobain, Axl Rose dhe shton se:

Ekziston një skenë në dokumentarin e Beastie Boys ku njëri prej tyre është i veshur me një fund dhe më një këmishë të bardhë.

Pavarësisht se fustanet dhe fundet nuk janë domosdoshërisht veshje interesante për burrat, ato po bëhen më të njohura kohët e fundit. Të famshmit që kanë veshur funde janë Young Thug, i cili për kopertinën e albumit të tij “Jeffrey” kishte zgjedhur të vishte një fustan në vitin 2016, Harry Styles dhe Marc Jacobs të cilët shpesh herë arrijnë ti kornizojnë pamjet e tyre në “Instagram”. Në vitet ’90 Jean Paul Galuter i bëri pjesë të sektorit të meshkujve po ashtu edhe Thom Browne në 2007. Verën e kaluar shkrimtari i Vogue, Christian Allaire intervistoi pesë persona që nuk identifikohen si gra dhe që i duan fundet, përfshirë  Quin Lewis i cili vesh rregullisht funde të stilit të rrugës në shfaqjet e veshjeve për meshkuj, si dhe modeli dhe stilisti Victor Vegas i cili tregon se:

Unë vesh funde sepse i dua. Është një mendim i gabuar për të gjithë njerëzit që mendojnë se është një problem i madh për një djalë që të veshë një të tillë.

Vetë Hahn ka parë një ndryshim në mënyrën se si vishen burrat këto kohë, përfshirë dhe Post Malone. Muzikanti vazhdoi të veshë fustane që nga momenti që u shfaq në koncertin në Nirvana, duke përfshirë një ngjyrë jeshile të kombinuar me një kapele John Deere që ai postoi në “Instagram”. Hahn shton se:

Mendoj se mentaliteti po ndryshon me siguri. Pra, tani nëse doni të vishni një fustan një ditë, atëherë vishni një fustan. Gjinia po bëhet kaq fluide. Ajo që ne tradicionalisht mendojmë si veshje për meshkuj kundrejt veshjeve të grave po bëhet gjithashtu fluide. Thjesht nuk funksionon më të thuash që djemtë nuk mund të veshin fustane apo çfarëdo gjëje tjetër. Ato janë gjithashtu të rehatshme. Në një ditë vere në një festival të nxehtë, ju mund të merrni pak ajër dhe të ndjeni flladin.