Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore e më pas me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Vranësirat në relievet malore kryesisht në jug pritet të shoqërohen me reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat variojnë 2-24 gradë Celsius.