Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë 13 prill 2026!

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare, hera-herës deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore në veri.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët pritet të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë e zonës së veriut.

Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore, deri në 18. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat variojnë 5-29 gradë Celsius.