Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga orët e mesditës deri në të pasdites nuk mungojnë vranësira të pakta kalimtare.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, hera-herës arrin deri në 17 m/s, duke shkaktuar valëzim në det me forcë 2-4 ballë. Temperaturat variojnë në vlerat nga 6 në 27 gradë Celcius.