Së fundmi, supermodelja Emily Ratajkowski me anë të disa postimeve në rrjetin e saj social Instagram na ka mahnitur teksa ka pozuar ‘topless’. 31-vjeçarja dukej si gjithmonë super seksi. Këto imazhe vijnë vetëm pak pasi bukuroshja reagoi ndaj qëndrimit të Sara Foster për skandalin me këngëtarin Adam Levine.
https://www.instagram.com/p/CitGvP7M_GD/
Ratajkowski së fundmi ka bërë kërkesën për divorc nga partneri i saj, Sebastian Bear-McClard, për të cilin dyshohet se e tradhtoi. Të dhënat e reja tregojnë se modelja u paraqit në Gjykatën e Lartë të Manhattanit. Ishte Page Six, që dha lajmin në korrik se çifti po ndahej pas katër vitesh martesë. 31-vjeçarja ndezi thashethemet e ndarjes kur u pa duke ecur me djalin 1-vjeçar të çiftit tashmë të ndarë, Sylvester, pa unazën e martesës në gishtin e saj. Në shtator, Emily konfirmoi se ajo dhe Bear-McClard ishin ndarë përmes një videoje në TikTok ku tha se është beqare.

Rikujtojmë, se Emily u martua me Bear-McClard në New York në vitin 2018 pas vetëm dy javësh lidhjeje. Në mars të vitit 2021, ish-dyshja e njohur u bënë me një djalë. Ndërkaq, thuhet se ylli i Hollywood-it Brad Pitt dhe Ratajkowski po rrëmbejnë vëmendjen e mediave rozë duke lënë pas Bennifer-in. Kudo po përflitet se dyshja janë në një lidhje të fshehtë. Sipas revistës “OK” ky ka qenë një rast i mirë i modeles për të nisur romancën me Pitt-in. Mbetet e gjitha në kornizën e fjalëve, por dyshja formon një çift interesant. Ku ka zë, s’është pa gjë!