Aktualitet Politikë

Pas urdhrit të Ramës/ Balluku u kërkon 13 drejtorëve të bashkisë Lushnjë dhe 15 kryetarëve të njësive të japin dorëheqjen!

Zv kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e bashkisë Lushnjë zhvilloi një mbledhje me drejtorët e kësaj bashkie.

Sipas urdhrit të kryeministrit për reformimin dhe rritjen e performancës zv. kryeministrja Balluku u kërkoi 13 drejtorëve të bashkisë të japin dorëheqjen.

LEXO EDHE: “Furtunë” largimesh në Bashkinë Kukës pas urdhrit të Ramës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët

Pas kësaj të gjithë drejtorët do të nënshtrohen një intervistë dhe në bazë të performancës do të vendoset nëse do qëndrojnë apo do lënë vendin që ata kanë mbajtur më parë.

Pas takimit me drejtorët e bashkisë, zv Kryeministrja zhvilloi dhe mbledhjen me 15 kryetarët e njësive administrative.

LEXO EDHE: A do të ketë shkarkime në bashkinë e Fierit? Balluku takim me gjithë drejtorët

Këtyre të fundit u kërkua të japin dorëheqjen e menjëhershme duke zbatuar kështu urdhrin e kryeministrit Edi Rama.

Në këto mbledhje Balluku shoqërohej nga kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, deputeti Petrit Malaj, Elton Korreshi, Asforrald Haxhiu dhe Kiduana Zaka.

Më 11 Korrik, nga takimi në Durrës me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama iu kërkoi largimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative në mbarë vendin. Afati për këtë është deri ditën e sotme.

“Faleminderit dhe shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, – tha Rama.

Me tone të forta kritike, adresoi performancën e pushtetit vendor, duke theksuar se “nuk ka më vend për justifikime në mandatin aktual”. Në vëmendje solli shembullin e Bashkisë së Cërrikut, që përpunon mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkte që shiten, duke e cilësuar “model inovativ që duhet të ndiqet nga të gjitha bashkitë”.

Rama kritikoi disa njësi vendore që presin fonde nga qeveria, kur sipas tij, kanë mundësi të zhvillojnë projekte vetëgjeneruese për komunitetin. Ndër të tjera deklaroi se nuk do ketë asnjë tolerim për strukturat vendore që braktisin misionin e tyre dhe nuk u shërbejnë qytetarëve.