Konflikti me thika mes dy personave përfundoi me plagosjen e tyre, në Kajan të Belshit. Përparim Pepa goditi Ervin Hysën, i cili u kundërpërgjigj. Të dy u dërguan në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku 29-vjeçari Hysa ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa Pepa mori dëmtime të lehta dhe u arrestua nga Policia që vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.