Ajo është një ndër artistet më të reja në moshë në industrinë e muzikës që ka marrë një famë të jashtëzakonshme nga projektet e veçanta muzikore.
Siç e keni parë edhe nga titulli bëhet fjalë për të talentuarën Billie Eilish e cila prej muajsh përndiqej nga fansi.
“TMZ”, mëson se 18-vjeçarja ka marrë një urdhër mbrojtjeje të lëshuar nga Gjykata Supreme e Los Angeles dhe do të qëndrojë në fuqi për 3-vite.
Fansi identiteti i të cilit nuk është bërë publik, e ndiqte këngëtaren prej javësh madje është shfaqur disa herë në shtëpinë e saj duke tentuar të hyjë me forcë pa maska e doreza.