Aktualitet

Policia monitoron kalimin e këmbësorëve, apel qytetarëve

Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash, për të parandaluar aksidentet rrugore ku më të prekur janë këmbësorët. Në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit thuhet se ka një rrezik potencial për këmbësorët që kalojnë rrugën. Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rrugët kryesore urbane dhe interurbane të Kryeqytetit, për mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rrezikshmërinë që e karakterizon këtë kategori. Nëse i referohemi statistikave, këmbësorët mbeten më të prekurit nga aksidentet me pasoja fatale. Policia i këshillon ata të përdorin vendkalimet dhe mbikalimet e caktuara.