Aktualitet

Politika uron fëmijët për festën e 1 qershorit

Politika uron fëmijët për festën e 1 qershorit. “Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve”, shkruan Rama, teksa publikon një foto fëmijësh duke pikturuar. Presidenti Ilir Meta në urimin e tij thotë se duhet të ecim dorë për dore me fëmijët deri në realizimin e ëndrrave të tyre për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane. Kryeparlamentari Ruçi e vë theksin te mundi i fëmijëve në 3 muaj izolim, ndërsa uron që çdo gjë të vejë mbarë për të vegjlit.