Aktualitet

Puka përfshihet nga flakët, rrezikohen dy fshatra

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët e zjarrit në fshatin Dush të rrethit të Pukës. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupet e emergjencave të bashkisë dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë punën për të izoluar dhe shuar flakët. Më herët gjatë ditës u konstatua e më pas u shua edhe një zjarr në Fshatin Hoten të Qarkut të Shkodrës.