Aktualitet

Qeveria shqiptare pagon këstin e fundit të detyrimit ndaj ‘ÇEZ Group’

Qeveria shqiptare i pagoi Kompanisë çeke ÇEZ Group edhe këstin e fundit të detyrimit, prej 95 milionë eurosh, që i detyrohej pas një marrëveshjeje mes palësh. ÇEZ bleu 76% të aksioneve të OSHEE-së në Vitin 2008, për 103 milionë euro, por pasi nuk plotësoi objektivat dhe humbjet e energjisë iu afruan nivelit 50%, Enti Rregullator i Energjisë në fillim të Vitit 2013 i hoqi licencën. Çekët kërcënaun me gjyq në arbitrazhin ndëkombëtar dhe qeveria shqiptare u fut në negociata dhe arriti një marrëveshje kompromisi për ta dëmshpërblyer ÇEZ-in me 95 milionë euro.