Quavo dhe Offset u bashkuan për shfaqjen e tyre të parë publike në vite në një homazh emocional për Takeoff në BET Awards të së dielës. Së bashku treshja formuan grupin me ndikim hip-hop Migos, por u ndanë në vitin 2021. Takeoff u qëllua për vdekje gjatë një feste private të mbajtur në Houston, Teksas, në nëntor 2022.
Quavo dhe Offset filluan homazhet e tyre me këngën “Hotel Lobby”, ndërsa një imazh i Takeoff u shfaq në ekranin pas tyre. Ata më pas performuan hitin e tyre të vitit 2016, “Bad and Boujee”.

Të dy burrat ndanë imazhe dhe video nga performanca e tyre në rrjetet sociale. Ribashkimi i tyre ishte i rëndësishëm pasi të dy thuhet se ishin ndarë që kur Migos u nda dy vjet më parë. Takeoff dhe Quavo kishin formuar dyshen “Unc & Phew” dhe publikuan albumin e tyre debutues, “Only Built for Infinity Links”, javë përpara se Takeoff të vritej.
Ju rikujotjmë se, duke klikuar në këtë link, ju mund të shikoni listëne plotë të fituesve në ndarjen e çmimeve BET 2023. Edicioni i 2023 i Çmimeve BET u zhvillua të dielën në mbrëmje në Teatrin Microsoft në Los Anxhelos. Mbrëmja festoi 50-vjetorin e hip-hop-it dhe shfaqi një performancë nderimi për të ndjerën Tina Turner. Latto dhe Coco Jones ishin ndër fituesit e shpallur gjatë transmetimit.