Politikë Zgjedhjet 2025

Rama nga Vlora: Sot firmosin marrëveshje me kompaninë më të madhe në botë në fushën e industrisë ushtarake 

Nga Vlora, gjatë takimit me studentë dhe pedagogë në këtë qytet, Edi Rama u shpreh se sot pritet që të firmoset edhe një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha të botës në fushën e industrisë ushtarake.
Rama ritheksoi edhe një herë se në Vlorë do të hapet edhe akademia e aviacionit, e cila është menduar të jetë rajonale.

“Besoj shumë që ne kemi shumë mundësi në Vlorë. Do firmosim marrëveshje mirëkuptimi me një kompanitë më të mëdha të botës për industrinë ushtarake, sepse kemi përcaktuar edhe financimin nga ana jonë, do hapim në Vlorë akademinë e aviacionit dhe synimi është që të jetë akademi rajonale, jo vetëm shqiptare por të kemi dhe studentë të huaj, për të përgatitur pilotë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka nënvizuar se, ndonëse ka pasur raste ku politikanë dhe figura të larta kanë vuajtur pasojat e veprimeve të tyre, nuk ka pasur ende një rast ku një person me pushtet të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur në Shqipëri.

LEXO EDHE: Spiropali takime në të gjithë qarkun e Tiranës: Ose me të ardhmen dhe Shqipërinë në Europë, ose me të shkuarën dhe në gropë

Ai ka shtuar se ky është një objektiv që duhet të bëhet një normë e padiskutueshme.

“Barazia para ligjit, duhet të jetë e garantuar pavarësisht fuqisë ekonomike apo saj politike. Ka pasur kryeministra që kanë vrarë veten nën presionin e pushtetit apo ministra të pushkatuar apo dënuar, por uk ka pasur asnjë çështje qku një prokuro ka sjellë para gjykatës një person me pushtet dhe të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur.
Kjo duhet të kthehet në normë e kusht, por për këtë kjo përpjekje me drejtësinë duhet mbrojtur nga politikanët shqiptarë, jo se ata janë djaj me brirë, por mungesa e traditës ka shumë fuqi që të kthejë këtë fuqi së prapthi. Ndërsa sot PS e mbron, kjo nuk do të thotë që nuk ka kthim pas, nuk ka kthim vetëm nëse hyjmë në BE”, tha ai.