Aktualitet

Rihapja në Shqipëri sot u përkthye me Trafik të rënduar automjetesh në Kryeqytet

Rihapja në Shqipëri sot u përkthye me Trafik të rënduar automjetesh në Kryeqytet, fluks në dogana dhe të moshuar në radhë nëpër posta. Pensionistët u dyndën për të tërhequr pagesën e pensionit si edhe për kryer pagesat e detyrimeve mujore. Në Tiranë rihapja e kopshteve dhe çerdheve solli mijëra makina në rrugë në orare të njëjta, duke sjellë ngarkesë në qarkullim. Ndërkaq rihapja e kufive në Morinë solli varg automjetesh në pritje për të kaluar drejt Kosovës. Situatë e ngjashme ishte edhe në Kakavijë e Kapshticë.