Aktualitet

Rritet numri i udhëtarëve në Portin e Durrësit

Rreth 50 mijë vetë me mbi 12 mijë autovetura kanë lëvizur përmes Portit të Durrësit vetëm në 5 ditët e para të muajit. Transporti është bërë përmes linjave të trageteve Durrës-Bari e Durrës-Ankona dhe kthim. Sipas burimeve zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, numri i udhëtarëve në hyrje është 3.2 herë më i lartë se i atyre që shfrytëzojnë tragetet për t’u nisur drejt Barit dhe Ankonës.