Kruajtja e kokës është një gjest që të gjithë e njohim që nga fëmijëria dhe studiuesit e lidhin me të menduarit dhe studimin e veprimit të ardhshëm. Shumë shpesh, edhe ju mund ta keni bërë këtë veprim kur mendoni për gjërat të cilat është e nevojshme t’i bëni apo t’i thoni. Përgjithësisht, bëhet fjalë për situatat në të cilat është e nevojshme të mendohemi mirë para se të vendosim për ndonjë veprim, ndërkaq të kruarit e kokës është pikërisht reagim automatik i trupit tonë.

Truri, situatat e tilla i interpreton si stresuese, ndërkaq çdo formë e prekjes së pavetëdijshme paraqet përpjekje për të qetësuar dhe ta ngushëlluar veten, shpjegojnë psikologët. Gjestet automatike, siç janë kruajtja e kokës apo masazhi i qafës paraqesin shprehje të jashtme të gjendjes së brendshme të njeriut. Psikologët konsiderojnë që shumica e këtyre gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetes, paraqesin dëshirën e njeriut që të ngushëllohet në momentet e pasigurisë apo të stresit.

Në këtë mënyrë, i japim besim vetes që të arrijmë zgjidhjen më të mirë. Krujatja e kokës është një sërë lëvizjesh të pavetëdijshme me të cilat njeriu përpiqet t’i vijë në ndihmë vetes që të qetësohet dhe të ulë nivelin e stresit, ndërkaq ai është i orientuar në drejtim të kokës, sepse pikërisht ajo është burim i atij stresi. Stresi nuk është gjithmonë i keq, sepse ndonjëherë ju inkurajon për të ndryshuar mënyrën e jetësës apo të rutinës tuaj.
Duhet të keni parasysh se sipas ekspertëve, shëtitjet e rregullta në hapësira të gjelbërta dhe pyje ndihmojnë në luftimin e stresit. Për të qenë të saktë, studiuesit në Universitetin Tsukuba vunë re se njerëzit që shkojnë rregullisht për shëtitje në hapësira të gjelbërta dhe në fshat kanë aftësi të përmirësuar për t’iu përgjigjur situatave stresuese. Në studimin, botuar në Shëndetin Publik, studiuesit analizuan ndjenjën e kohezionit të pjesëmarrësve, situatën e tyre demografike dhe zakonet e tyre të ecjes.