Aktualitet

Shëngjin, mbytet 62 vjeçari nga Kosova

Shënohet viktima e rradhës në plazhet shqiptare. Një 62-vjeçar i identifikuar si Enver Jaxhiu ndërroi jetë në spitalin e Lezhës, aty ku ishte transportuar me urgjencë pasi rrezikoi të mbytej në det. Bëhet fjalë për një pushues nga Kosova i cili kishte zgjedhur “Ranën e Hedhun” në Shëngjin për të kaluar ditët e nxehta të gushtit.