Shpërthim tritoli brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës në mbrëmje vonë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45 e dyshohet se u tentua të dëmtohet gjeneratori në institucionin e vuajtjes së dënimit. Fillimisht, policia mori një telefonatë ku informohej se brenda rrethimit të burgut u dëgjua një zhurmë e fuqishme dhe se në vendin ku u regjistrua shpërthimi gjendeshin gjeneratori e kabina elektrike.
Policia ka dyshime se lënda plasëse u hodh nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut të Fushë Krujës. Nuk ka të lënduar në njerëz dhe madje as dëme materiale. Dyshohet se lënda plasëse mund të ketë qenë në sasi të vogël ose nuk u arrit objektivi.
Policia njoftoi:
Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtij shpërthimi.