Aktualitet

Shqipëria e dyta në botë për sulmet kibernetike

Shqipëria renditet e dyta në botë për numrin e lartë të sulmeve të dëmshme kibernetike. Sipas të dhënave të publikuara nga kompania e antivirusit ‘Kaspersky Security Network’ për tremujorin e parë të 2018-ës 30,27% e pajisjeve kompjuterike në Shqipëri janë prekur të paktën një herë nga materialet e internetit me përmbajtje të dëmshme. Kjo shifër e lartë lidhet edhe me masat e vogla që përdoruesit shqiptarë marrin për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Në vend të parë renditet Bjellorusia, e dyta Shqipëria e ndjekur më pas nga Ukraina.