Aktualitet

Shtrenjtohen librat këtë vit të ri shkollor

Librat këtë vit të ri shkollor do të kushtojnë më shtrenjtë, deri në 35 përqind më shumë se një vit më parë. Në një vëzhgim duke iu referuar katalogut të teksteve shkollore të miratuar nga Ministria e Arsimit, u konstatua se Matematika është rreth 19 përqind më shtrenjtë, biologjia 28 përqind dhe kulmin e arrin Fizika që kushton 34% më shumë. Ndryshimi i çmimeve të teksteve shkollore vë familjet në vështirësi, sidomos ata që kanë dy e më shumë fëmijë për t’i arsimuar.