Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti mbetet i kthjellët, si edhe me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, të përqendruara në relievet malore në zonën lindore e në malësitë e zonës së jugut.
Vranësirat e dendura pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash. Lokalisht, këto reshje marrin edhe formën e shtrëngatave të izoluara e afatshkurtra.
Era fryn e lehtë, me drejtim kryesor jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë 9-28 gradë Celsius.