Aktualitet

Sondazhi: 70% e të rinjve shqiptarë duan të braktisin Shqipërinë!

70% e të rinjëve shqiptarë duan të braktisin Shqipërinë nëse u jepet mundësia për të shkuar në një nga vendet e BE. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) të rinjtë shqiptarë përballen me mungesa të mundësive si dhe politikave sociale e ekonomike. Mospërfillje nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit është një tjetër faktor që shumica e të rinjve shqiptarë duan ta ndërtojnë jetën jashtë. Nga të dhënat e ILO-s për Vitin 2018, tregojnë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për papunësinë e të rinjve.