Më në fund një lajm i mirë vjen për për të gjithë spanjollët të cilët gjatë pandemisë kanë një ndër vendet më të gjunjëzuara nga Covid-19.
Për të gjithë latinët që adhurojnë të kërcejnë do të hapen më në fund klubet e natës pas kërkesës së shumtë të njerëzve…por duket se shumica prej tyre janë lumturuar shumë shpejt.
Ministria e Shëndetësisë do të hapi klubet por nuk do të lejojë që njerëzit të kërcejnë pasi ata ende janë të detyruar të ruajnë distancimin social. Në klubet e natës do të lejohet shfrytëzimi i vetëm 1/3-ave të hapësirave.
Këto hapësira do të përdoren për të vendosur tavolina në mënyrë që klientët të qëndrojnë të ulur të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.