Gossip Showbiz

Sydney Sweeney rrezikon gjobë pas reklamës provokuese mbi…

Sydney Sweeney shkoi në skenë me një paraqitje të zjarrtë për të promovuar linjën e saj të re të të brendshmeve, SYRN, duke treguar kurbat e saj në një bodysuit të guximshëm prej dantelle të kombinuar me çorape dhe brekë të varura.

Por ndërsa fotoset ishin të zjarrta, një stunt i papritur me varjen e të brendshmeve mbi Shkronjat e famshme të Hollywood-it e ka futur aktoren 28-vjeçare në telashe ligjore.

Një video e postuar në Instagram e tregon Sydney-n dhe ekipin e saj duke mbushur një furgon me çanta plot të brendshme dhe duke u ngjitur mbi gardhin tetë metra të perimetrit për të arritur në shkronjat e 45 këmbë të larta, ku vendosën linja të të brendshmeve, përpara se të pozonin pranë tyre.

Ndërsa Sydney kishte marrë një leje për xhirim nga FilmLA, zyrtarët thanë se aktiviteti i shfaqur në video mund të mos jetë autorizuar, pasi Shkronjat e Hollywood-it janë në një zonë publike të kufizuar, ku ngjitja është e ndaluar dhe pronësia intelektuale e ikonës i përket Hollywood Chamber of Commerce.

Një shkelje e tillë mund të rezultojë në një gjobë deri në 1,000 dollarë ose deri në gjashtë muaj burg.

Produksioni që përfshin Sydney Sweeney dhe Shkronjat e Hollywood-it nuk ishte i autorizuar nga ne dhe nuk kishim dijeni paraprake

-tha presidenti i Hollywood Chamber of Commerce, Steve Nissen.

Aktualisht po vazhdon hetimi për mënyrën dhe autoritetin me të cilin ekipi hyri në vendin e kufizuar.

Paralelisht, Sweeney ka postuar disa paraqitje të tjera për linjën e saj SYRN, duke theksuar se të brendshmet janë për veten, pa shpjegime apo falje. Linja e saj, e mbështetur nga miliarderi Jeff Bezos, pritet të publikohet më 28 janar.

Aktorja është gjithashtu përballur më parë me polemika, si reklama e saj për American Eagle me sloganin “Sydney Sweeney Has Great Jeans”, e cila nxiti debate online për supozime rreth eugenikës dhe supremacisë së bardhë.

Sydney u shpreh më pas se qëndrimi i saj ishte i thjeshtë: dashuria për xhinset dhe markën, dhe jo mbështetje për interpretime të gabuara.

Ky stunt provokues dhe linja e re e të brendshmeve po tregojnë se Sydney Sweeney nuk ka frikë të rrezikojë për të bërë bujë, por a do t’i kushtojë kjo shtrenjtë me ligjin?