Showbiz

Të famshëm me llogari false në Instagram, këto janë yjet që janë kapur mat nga fansat

Instagrami është kthyer në rrjetin soicial më popullor të momentit që tashmë nuk është vetëm burim argëtimi por edhe promovimi, një mënyrë për të bërë para online e pse jo për të shfaqur anën tuaj artistike.

Llogaritë më të shikuara në këtë rrejt social janë sigurisht janë ata të personazheve të famshëm, sidomos yjet me famë botërore që përditësojnë profilet e tyre me momente të ndryshme të jetës personale dhe të karrierës.

Por, sa prej tyre kanë llogari false që e mbajnë për të përgjuar apo thjesht për qefin e tyre në një hapësirë ku janë totalisht anonimë duke fshehur identitetin?!

Shumë prej tyre kanë një “Finsta” pra False + Instagram = Finsta por që së fundmi kanë dallë bllof pasi janë zbuluar nga fansat.

Justin Bieber ka një finsta me emrin Skylarktylark por që e ka përdorur vetëm pak kohë pasi llogaria u zbulua nga fansat. Ky finsta i këngëtarit britanik ka vetëm 3 foto të tij gjatë pjesëmarrjes në Coachella vite më parë.

Rebekka Harajuku është finsta i modeles Bella Hadid e cila shfaq alter-egon e saj. Në këtë profil gjenden foto të 23-vjeçares në Japoni, ku ajo shfaqet me një look klasik dhe flokë të verdhë. Bella e zbuloi pa dashur emrin e llogarisë së saj false pas një bisede live me fansat në Instagram.

Ariana Grande ka gjithashtu një finsta por jo si të gjithë të tjerët. Këngëtarja e talentuar ka si formë argëtimi llogarinë e instagramit të derrëkucit të saj Piggy Smallz i quajtur realpiggysmallz. Me gati gjysmë milion ndjekës, në këtë finsta gjenden foto të derrëkucit të saj të vogël.

Më i veçanti nga të gjithë është finsta i këngëtares Lordes. Teksa fansat e saj ankohen pa fund se ajo nuk ka qenë aktive me lançimin e projekteve muzikore, Lordes duket se ka qenë e fokusuar në diçka që askujt nuk ja priste mendja. Artistja nga Zelanda e Re kishte një finsta ku vlerësonte rrathët e skuqur të qepërve që me siguri duhet të jenë ushqimi i saj i preferuar. Në momentin që fansat e zbuluan këtë sekret, Lordes e mbylli menjëherë llogarinë e saj flase.