Aktualitet

Tërmet në Kepin e Rodonit, nuk ka dëme

Në vendin tonë vijon aktiviteti sizmik, ndonëse jo shumë i ndjeshëm sa për të përhapur panik. Lëkundja më e fundit u regjistrua sot në zonën e Kepit të Rodonit, 26 kilometra në veri të Durrësit, në orën 02:37 minuta të mëngjesit. Siç njofton Instituti i Gjeoshkencave, tërmeti me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter u shënua në 46 kilometra thellësi. Nuk njoftohen dëme.