Celebrities Fashion

10 veshjet më të bukura në tapetin e kuq të “Emmy Awards”!

Eventi më i madh dhe më i rëndësishëm “Emmy Awards” është zhvilluar për të 73-in vit radhazi. Në këtë ngjarje madhështore, e cila u zhvillua në Los Angeles dhe u transmetua drejtpërdrejt në ‘CBS’ dhe ‘Paramount+’,  të gjithë yjet nga bota e televizionit u përpoqën që të arrinin dhe të merrnin në shtëpi çmimin e dëshiruar.

Seriali komedi-dramë ‘Ted Lasso’ i Apple TV+ u nominua në 13 çmime dhe arriti të fitonte vetëm katër prej tyre ndërkohë që seriali i Netflix “The Crown” rezultoi të ishte një ndër më të suksesshmit pasi në 11 nominime arriti që të fitonte shtatë prej tyre. Por ja cila është lista e plotë e fituesve në ‘Emmy Awards 2021’.

Padyshim që çmimet Emmy janë rikthyer për të festuar më të mirën. Nga yjet e “The Queen’s Gambit”, “Pose”, “The Crown” dhe më shumë, këto ishin 10 veshjet më të mira të mbrëmjes:

1. Anya Taylor-Joy me Dior Haute Couture-Tiffany & Co

2. Kerry Washington/Custom Etro-De Beers

3. MJ Rodriguez/Vintage Atelier Versace-Bulgari

4. Elizabeth Olsen/The Row-Chopard

5. Julianne Nicholson/Giambattista Valli-Nikos Koulis

6. Michaela Coel/Christopher John Rogers-Alighieri-Anne Sisteron

7. Tracee Ellis Ross/Valentino Haute Couture

8. Gillian Anderson/ Chloé

9. Sarah Paulson/Carolina Herrera-Mateo

10. Cynthia Erivo/Louis Vuitton-Roberto Coin