Celebrities Gossip Showbiz

8 muaj pas pezullimit Twitter rikthen llogarinë e Kanye West!

Llogaria e reperit Kanye West është rikthyer në Twitter pas një pezullimi prej tetë muajsh për postimet fyese. Reperi amerikan, i njohur si Ye, u akuzua për shkelje të rregullave të platformës që ndalojnë nxitjen e dhunës. Ai nuk ka postuar asgjë të re që nga kthimi në faqe. Llogaria e Ye tregon tani postimin e tij të fundit më 1 dhjetor 2022, një ditë para se llogaria e tij të pezullohej.

Elon Musk tha në atë kohë se Ye kishte “shkelur rregullin kundër nxitjes së dhunës” dhe se llogaria do të pezullohej. Kjo erdhi pasi reperi postoi një seri postimesh fyese në Twitter. Në të njëjtin muaj, gjigandi i veshjeve “Adidas” ndërpreu lidhjet me reperin, duke thënë se “nuk toleronte antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes”. Ye u pezullua gjithashtu nga Instagrami për 24 orë në mars të vitit të kaluar pasi komenteve raciste në lidhje me komedianin Trevor Noah.

Rikujtojmë, se  West po përballet së fundmi me një padi të ngritur nga një ish-mësues i Akademisë Donda, shkolla private e themeluar nga këngëtari. Paditësi, i identifikuar si Isaiah Meadows, pretendon se ai u pushua gabimisht nga Akademia pasi ngriti shqetësime për kushtet e pasigurta në shkollë, e cila u krijua nga reperi në vitin 2022. Sipas një raporti në “The Guardian”, mësuesi pretendon se kontrata e tij është ndërprerë për shkak të pyetjeve për çështjet e sigurisë së shkollës dhe mosmarrjes së kompensimit të duhur.