Celebrities Gossip Showbiz

Ndodh sërish, paditet Kanye West!

Reperi i njohur Kanye West po përballet me një padi të ngritur nga një ish-mësues i Akademisë Donda, shkolla private e themeluar nga këngëtari. Paditësi, i identifikuar si Isaiah Meadows, pretendon se ai u pushua gabimisht nga Akademia pasi ngriti shqetësime për kushtet e pasigurta në shkollë, e cila u krijua nga reperi në vitin 2022.

Sipas një raporti në “The Guardian”, mësuesi pretendon se kontrata e tij është ndërprerë për shkak të pyetjeve për çështjet e sigurisë së shkollës dhe mosmarrjes së kompensimit të duhur. Ai filloi të punojë si ndihmës drejtor në Donda Academy në vitin 2020, kur ajo njihej ende si Yeezy Christian Academy, duke fituar një pagë mujore prej rreth 18,000 dollarë. Përveç kësaj, ai mori ndihmë me strehim për të banuar më afër shkollës.

Pas tre muajsh, Meadows pretendon se kontrata e tij u ndërpre për shkak të shprehjes së shqetësimeve për kushtet e shkollës. Ai beson se shkarkimi i tij ishte rezultat i nxjerrjes në dritë të këtyre çështjeve. Rikujtojmë, se dy ish-punonjëse të “Donda Academy” paditën rreth dy muaj më parë reperin, shkollën e tij dhe drejtorët e saj për diskriminim racor. Mësueset Cecilia Hailey dhe Chekarey Byers pretendojnë në dokumentet ligjore të siguruara nga Page Six se ishin diskriminuar në bazë të racës së tyre, iu mbajt paga në mënyrë të paligjshme dhe u pushuan nga puna si hakmarrje për raportimin e shkeljeve të kodit.