Celebrities Gossip Music Showbiz

Australianët shpallin Rita Ora-n ‘qytetare nderi’ dhe arsyeja se pse, nuk mund të ishte më qesharake se kaq!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, gjatë premierës së “The Voice Australia”, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’, një ushqim tradicional australian. Artistja u surprizua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqime. Në fillim asaj iu dukën si petulla. Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda kutisë me ushqim, kishte disa racione Vegemite.

Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi.

Rita e provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë shumë. Ndërsa anëtarët e tjerë të jurisë, Keith Urban dhe Jessica Mauboy panë reagimin e saj dhe filluan të qeshin. Menjëherë pas kësaj, shumë fansa të këngëtares reaguan në “Twitter”:

Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj ‘Vegemite’ nga çdo mysafir tjetër ndërkombëtar. Ajo është zyrtarisht një qytetare australiane e nderuar.

Gjatë episodit të premierës, ylli arriti të merrte një konkurrente në skuadrën e saj. 15-vjeçarja Sofia Watt pasi iu kthyen të gjitha karriget, vendosi të zgjedhë artisten shqiptare si trajneren e saj në këtë garë. Rita u shpreh se mund të lidhej më shumë me të, pasi ajo vet ishte 15 vjeçe kur nënshkroi kontratën e saj të parë për një këngë.

Ti do të merrni shumë ‘po’ dhe ‘jo’ dhe ky është vetëm realiteti, por forca që unë mund të dëgjoj në aftësinë tënde vokale, është diçka që askush nuk mund ta godasë atë.

Ndërkohë rikujtojmë se, këngëtarja e famshme do të jetë artistja e parë shqiptare që do të pozojë në kalendarin “Pirelli 2022”. Fotografi me famë botërore, Bryan Adams, ka realizuar së fundmi disa foto të Rita Ora-s për kalendarin “Pirelli 2022”. Adams është marrë dhe me realizimin e fotografive për të famshme të tjera, si Cher, Grimes, Jennifer Hudson, Iggy Pop, Normani, Saweetie dhe St. Vincent, për edicionin e ardhshëm të kalendarit “On The Road”.