Celebrities Design Showbiz

Brenda rezidencës përrallore miliona dollarëshe të Pamela Anderson…

Ylli i “Baywatch”, Pamela Anderson, së fundmi ka shitur rezidencën e saj përrallore në Los Angeles. “TMZ” shkruan se ka një blerës për shtëpinë e bukuroshes, me katër dhoma gjumi në rajonin super-ekskluziv të Malibusë.

Bëhet e ditur se Pamela kërkonte 14.9 milionë dollarë, por nuk dihet se çfarë shume ka paguar blerësi. Ndërkohë burimet thonë se marrëveshja ka ende disa raste të paparashikuara, kështu që është në rrugën e mbylljes.

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

 

Rikujtojmë, se së fundmi të gjithë kanë mbetur pa fjalë nga ngjashmëria e aktores 32-vjeçare, Lily James me Pamela Anderson, në filmin “Baywatch”. Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Lily shfaqet e veshur me bikinit ikonike të Pamela Anderson.

Para disa kohësh Pamela është martuar në fshehtësi në truprojën e saj Dan Hayhurst. Dyshja kanë bërë celebrimin në fshehtësi gjatë Krishtlindjes dhe burime pranë tyre konfirmuan se ata janë më të lumtur se kurrë dhe se Pamela më në fund ka gjetur një burrë të vërtetë që e trajton atë siç duhet.