Celebrities Music Showbiz

Camila Cabello shpjegon pse duhej të pinte tequila para takimit të saj të parë me Shawn Mendes…

Camila Cabello mori guximin për të dalë në takim me Shawn Mendes, duke pirë pak alkool. Përkundër faktit se dyshja ishin miq prej vitesh, këngëtarja thotë se ishte tepër nervoze para takimit të tyre të parë. Gjatë një interviste për “Carpool Karaoke”, Camila u shpreh se:

Shawn dhe unë kemi biseduar për disa javë para se të dilnim për herë të parë, pra  padyshim që kam bërë shumë prova para sesa ta takoja. Unë isha duke thënë: “Oh Zot i madh, do ta puth kur ta shoh?” Nuk e di! Ne ishim miq por nuk ishim së bashku.

Deri në kohën kur erdhi dita për ta takuar, Camila thotë se ishte aq nervoze saqë piu dy shotsa tequila. Mesa duket shotsat e saj me tequila funksionuan sepse çifti janë ende bashkë dhe të lumtur që atëherë.

Rikujtojmë se, Camila Cabello dhe Shawn Mendes dukeshin si një çift përrallash në premierën e “Cinderella” në Miami në ‘Vizcaya Museum & Gardens’. Këngëtarja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj, nuk mund ta fshihnin kiminë e tyre, teksa u shfaqën duke folur dhe duke qeshur ndërsa pozonin gjatë premierës së filmit më të ri i cili është lançuar së fundmi.  Mendes qëndroi krahë të dashurës së tij duke e mbështetur, gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu, Camila Cabello ka zbuluar se si periudha e karantinës e ndihmoi atë të ndryshonte jetën e saj, pasi nëntë vjet punë pa asnjë ndërprerje e la atë disi të djegur dhe të thyer, ndihej e konsumuar. Superstari amerikan, e njohur kryesisht për hitet e saj “Havana” dhe “Senorita”, nuk ka lënë pa përmendur të dashurin e saj, këngëtarin Shawn Mendes, duke thënë se ajo ka qenë në gjendje të mbështetet tek këngëtari në periudhën e saj më të keqe.