Celebrities Film & Tv Showbiz

Camila Cabello shkëlqeu krahë princit të saj të vërtetë në premierën e filmit!

Camila Cabello dhe Shawn Mendes dukeshin si një çift përrallash në premierën e “Cinderella” në Miami në ‘Vizcaya Museum & Gardens’. Këngëtarja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj, nuk mund ta fshihnin kiminë e tyre, teksa u shfaqën duke folur dhe duke qeshur ndërsa pozonin gjatë premierës së filmit më të ri i cili është lançuar së fundmi.  Mendes qëndroi krahë të dashurës së tij duke e mbështetur, gjatë gjithë kohës.

Eye-catching outfit: The hitmaker also wore a sizable light yellow ruffled skirt that obscured her sculpted legs while posing for a few shots

Cabello kishte veshur një bluzë të bardhë pa mëngë që shfaqte pak barkun e saj. Fundi madhështor që kishte zgjedhur të vishte ishte mjaft i veçantë dhe në ngjyrë të verdhë. Ajo e kishte përmbyllur shkëlqimin në veshjen e saj me bizhuteri të shumta prej argjendi dhe diamanti. Mendes zgjodhi pantallona të bardha dhe  një këmishë të zezë me mëngë të gjata transparente të cilën e la të zbërthyer.

Njoftimi se do të fillohej të xhirohej një film i ri modern me Hirushen u njoftua fillimisht që në vitin 2019, me Kay Cannon që më pas u emërua si regjisor i tij. Xhirimet për të filluan që shkurtin e kaluar dhe përfunduan në gusht, pasi prodhimi dhe gjithçka u mbyll përkohësisht për shkak të fillimit të pandemisë globale. Filmi i ri i Hirushes nga një kast fantastik aktorësh që përfshin: Billy Porter, James Corden, Idina Menzel dhe Pierce Brosnan etj.

Hirushja ka marrë përgjithësisht kritika negative dhe një nga arsyet është edhe roli dhe performanca e Billy Porter, i cili në film ka rolin e zanës.  Gjatë një interviste, këngëtarja bukuroshe u shpreh se personazhi i saj do të kishte jehonë, shikuesit dhe fansat e filmit do ta duan për faktin se do të jetë moderne. Camila tha se:

Ajo ka ëndrra dhe ka ambicie, dhe po i qëndron besnike vetes dhe zërit të saj dhe asaj që e bën të lumtur. Unë mendoj se është reflektuese e grave në ditët e sotme.

Kujtojmë se “Cinderella” pritet të lançohet me 3 shator dhe ka zhvilluar premierën e tij në Los Angeles më datë 1 shator.