Celebrities Gossip Music

Çfarë po kurdisin këtë herë grupi i njohur “BTS”?

Para pak orësh grupi korean i njohur në mbarë botën, BTS njoftoi një album të ri me ‘label’-in “We Are Bulletproof” që do të vijë më 10 qershor, në një video të postuar në rrrjetet e tyre sociale. Grupi zakonisht publikon informacione gradualisht dhe ky nuk bën përjashtim, pasi në video nuk ka informacion të mëtejshëm përveç një serie imazhesh. Nuk është e qartë nëse “We Are Bulletproof” është titulli i albumit apo një këngë apo thjesht një ‘label’ i ri.

Albumi u bë i ditur gjatë kohës që grupi ndodhej në Las Vegas, kur data “2022.06.10” (10 qershor) u shfaq në një ekran video në fund të shfaqjes, së bashku me etiketën: “We Are Bulletproof”. Grupi e postoi atë video në Twitter herët në mëngjes të së dielës, ndërkohë që edhe label-i i tyre, ‘Big Hit Music’, konfirmoi albumin në një postim në platformën e komunitetit të fansave Weverse.

Kjo është Big Hit Music. BTS do të rikthehet me një tjetër album të ri më 10 qershor 2022. Detajet për albumin e ri do të jepen në një njoftim të veçantë në një datë të mëvonshme.

BTS u shfaq në “Grammy” dhe “Oscars” në fillim të këtij muaji, duke theksuar popullaritetin e tyre ende në rritje. Grupi shkëlqeu në Grammy ndërsa performonin mega-hitin “Butter“. Jungkook zbriti nga tavani në mënyrë spektakolare, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit u ulën tek publiku në vende të ndryshme në sallë përkrah yjeve si Keith Urban. V, i cili ishte gjithashtu në turmë, flirtoi me lojëra me Olivia Rodrigo, e cila performoi menjëherë para BTS.

Pas ceremonisë së Grammy, BTS qëndroi në Las Vegas për katër takime në turneun e tyre “Permission to Dance on Stage” më 8, 9, 15 dhe 16 prill në Allegiant Stadium. BTS së fundmi bëri një paraqitje surprizë të para-ingjistruar në “Oscars”, duke festuar filmat e tyre të preferuar të Disney dhe Pixar, duke përfshirë “Coco” dhe “Aladdin”. Në fillim të këtij muaji, filmi koncert i BTS, “BTS Permission to Dance on Stage: Seoul” fitoi 32.6 milionë dollarë në fundjavën e parë të hapjes.