Celebrities Music Showbiz

Cilët do të jenë yjet që do të performojnë në “Grammy Awards 2022”?

Janë zbuluar shtatë interpretues në “Grammy” të këtij viti. Formacioni i madh përfshin të nominuarit për çmime, artistët e njohur në mbarë botë dhe mjaft të suksesshëm si Billie Eilish, Olivia Rodrigo, “BTS”, Brothers Osborne, Brandi Carlile dhe Lil Nas X me Jack Harlow.

Çmimet Grammy 2022 do të zhvillohen në Las Vegas më 3 Prill. Shfaqja transmetohet në CBS në orën 20:00 dhe abonentët e Paramount Plus mund ta transmetojnë dhe ta shikojnë drejtpërdrejt.

Shfaqja e këtij viti fillimisht ishte caktuar të zhvillohej më 31 janar, por u shty për shkak të “pasigurisë rreth variantit të Omicron” COVID-19, tha Akademia e Regjistrimit në një deklaratë. Grammy 2021 u mbajt pa audiencë personalisht (përveç anëtarëve të medias). Nëse kjo do të vazhdojë në ceremoninë e këtij viti mbetet e paqartë, por deklarata e janarit nga Akademia e Regjistrimit përfshinte prioritizimin e shëndetit dhe sigurisë së një “audiencë të drejtpërdrejtë” si arsye për vonimin e shfaqjes.

Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021. Jon Batiste kryeson më 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R., dhe Justin Bieber. Veçanërisht artistja e re Olivia Rodrigo, 18-vjeçarja që nisi karrierën e saj muzikore në fillim të këtij viti me hitin viral “Drivers License”, është nominuar në të gjitha kategoritë e fushës së përgjithshme të kësaj ceremonie. Por të shumtë kanë qenë edhe këngëtarët dhe artistët e tjerë të famshëm të cilët janë nominuar në shumë kategori. Zbuloni në këtë link listën e plotë të të nominuarve.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se reperi i njohur me famë ndërkombëtare, Jay-Z ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy të marra ndonjëherë, me 83 gjithsej. Reperi ka tejkaluar Quincy Jones me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime. Jay-Z mori një për “Albumin e Vitit” për “Donda” të Kanye West dhe dy në kategorinë e “Këngës më të mirë Rap”, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.