Celebrities Gossip Showbiz

Dashuria mund të kthehet në miqësi dhe miqësi të fortë madje! Këta na e dëshmojnë Semi Jaupaj dhe Bojken Lako!

Mund të themi se ata kanë qenë çifti me jetëgjatësinë më të madhe në showbiz-in shqiptar, por lidhja e tyre përfundoi vetëm disa kohë më përpara. E kemi fjalën për dyshen e njohur, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj. Së fundmi, këngëtarja dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Semi ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të Bojkenit teksa krahas imazhit të tij shfaqen fjalët: “Best friend for life!” që në shqip përkthehet ‘shoku im i ngushtë’.

Pra edhe pse janë ndarë nga njëri tjetri, Semi sapo na dëshmoi se vazhdon të jetë mikesha më e ngushtë e Bojkenit. Vlen të theksojmë se edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Semi ka deklaruar se me Lakon vazhdojnë të mbeten miq dhe kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme.

Teksti i këngës është i thellë dhe i dedikohet një dashurie të humbur dhe një tradhtie. Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Vetë Semi nuk ka reaguar dhe ka refuzuar të prononcohet për këngën, koshiente se teksti i saj mund të interpretohet.

Pas tekstit të “Mos u kthe” qendron Yll Limani, që shpjegon fare mirë dhe suksesin e padiskutueshëm të këtij hiti. Megjithatë, për fatin tonë të mirë, dyshja nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Duket se tashmë Semi ka përgatitur tjetër hit, ku sërish ka prekjen magjike të Yllit.