Celebrities Gossip Showbiz

Diola habit me deklaratën e saj: “Xhonatan të kam si vëlla!”

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kur bëhet fjalë për raportet mes banorëve, shumë i komentuar është ai mes Xhonatanit dhe Diolës. Kjo e fundit ka dashur t’i paraprijë prime-t të sotëm, duke mohuar çdo thashethem rreth këtij raporti dhe pranoi se e ka Xhonatanin si vëlla.

E di që në prime mund të ketë komente të ndryshme për ne të dy, por ne e kemi shumë të qartë raportin me njëri-tjetrin, edhe i dimë shumë mirë përgjigjet që do japim. E di që mund ta shohin me dyshim. Unë realisht të shosh si vëllanë tim, të kam shumë xhan, më bëhet qejfi që të njoh.