Celebrities Gossip Showbiz

Duhet ta pranojmë që na kishte munguar/Kylie Jenner bën daljen e saj të parë që pas lindjes së fëmijës së dytë!

Ylli i njohur i “KUWTK”, Kylie Jenner para pak javësh solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Që nga dita që Kylie bëri publik lajmin se është në pritje të ëmbël daljet e saj normalisht që u pakësuan. Me një të porsalindur në shtëpi, Kylie Jenner ka anashkaluar pjesën më të madhe të rrugës promovuese të shfaqjes së re të familjes së saj, “The Kardashians”.

Por, mesa duket pritjes së madhe i erdhi fundi sepse realisht na kishte munguar. Jenner i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës në premierën e shfaqjes “Hulu”, në Goya Studios në Los Angeles të enjten mbrëma. Motra më e vogël e familjes mbërriti më vonë se yjet e tjerë të spektaklit, duke bërë që të jetë në qendër të vëmendjes me një fustan lëkure të ngushtë, i cili tregonte fizikun e saj të tonifikuar.

Kylie, 24-vjeçe, pozoi para kamerës me fustanin e bardhë, që paraqiste një dekolte të stolisur me lule të bardha. Siç edhe e përmendëm kjo njëherësh ishte dalja e parë në tapetin e kuq për Kylie që nga lindja e fëmijës së saj të dytë, një djalë i cili lindi më 2 shkurt 2022.

Vlen të theksojmë gjithashtu se milarderja Kylie dhe partneri i saj, reperi i njohur Travis Scott, janë prindër edhe të vajzës e cila quhet Stormi dhe është katër vjeçe. Dyshja e njohur kanë qenë më të distancuar në këtë periudhë nga publiku dhe nga paparacët për arsye se duan ti kushtojnë më shumë kohë familjes së tyre. Mungesa e tyre e theksuar le të themi në publik ka ardhur për shkak edhe të tragjedisë në koncertin e “Astroworld”, ku mbetën të vdekur dhjetë persona. Djali i Kylie dhe Travis quhej Wolf, por që atëherë ata kanë vendosur ta ndryshojnë atë dhe nuk kanë zgjedhur ende të publikojnë emrin e ri.