Celebrities Gossip Showbiz

E dashura e Gerard Pique e paska tradhtuar futbollistin që në fillimet e romancës?! Detaje të reja nga lidhja më e përfolur e momentit!

Zhurma e madhe pas ndarjes së bujshme të Shakira-s dhe Gerard Piqué vazhdon t’i bëjë njerëzit kureshtarë edhe për të mësuar më shumë për lidhjen e re të futbollistit spanjoll me Clara Chia Marti-n. Fotot e Martit, prej disa javësh janë bërë publike, por në dritë kanë dalë detaje të reja për çiftin. Sërish në skenë del gazetari Jordi Martín, i cili ka zbuluar së fundmi se Pique dhe 23-vjeçarja tashmë do të jetojnë në apartamentin e futbollistit spanjoll. Veç kësaj, ai ka treguar se ndryshe nga sa spekulohet, ata nuk kanë një lidhje të shkurtër, por kanë rreth një vit.

Por, drama nuk përfundon këtu. Korrespondenti spanjoll i programit ‘El gordo y la flaca’ ka detajuar informacione të reja në lidhje me Clara Chía Martí. Clara Chía duket se nuk ka qenë edhe aq besnike ndaj partnerit të saj. Sipas paparacëve, ajo ka qenë e dashuruar në kohën kur filloi të frekuentohej me Piqué. Tradhtia e supozuar nuk ka përfshirë vetëm Piqué me Shakira-n, por edhe Clara Chía, e cila kishte pasur një partner në kohën kur vendosi të niste një lidhje me mbrojtësin e FC Barcelona.

Po kështu, i dashuruari me 23-vjeçaren nuk është një i panjohur, pasi ai ishte një person i afërt me Gerard Pique dhe punonte në kompaninë e tij ‘Kosmos’. “Shakira nuk ka qenë i vetmi person i mashtruar. Gerard Pique bëri një darkë për punëtorët e kompanisë ‘Kosmos’, një nga miqtë e tij merr pjesë në darkë i shoqëruar nga e dashura e tij, Clara Chía”,- tha gazetari Martín.   Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique ka qenë padyshim kryefjala e mediave botërore.

Të shumta kanë qenë lajmet dhe informacionet private që kanë qarkulluar për ta. Kjo ka sjellë së fundmi edhe reagimin e futbollistit i cili kërkon të lihet i qetë. Që nga 4 Qershori, Shakira dhe Gerard Pique konfirmuan ndarjen e tyre dhe prej asaj kohe janë publikuar shumë imazhe dhe pamje që cenojnë mbrojtësin. Këto raporte shkaktojnë jo vetëm dëme dhe dëmtim të imazhit të tij, por edhe një sulm serioz ndaj të drejtave të fëmijëve të tij, mbrojtja e të cilëve përbën shqetësimin e tij më të madh.