Celebrities Gossip

E keni dëgjuar sa bukur këndon vajza e Xhensilës?

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Lumi B. “Prit pak” vetëm një muaj pas publikimit ka plot 10 milion klikime dhe renditet në vendin e 5-të në ‘The Top List’ duke shënuar kështu prej 5 javësh një renditje shumë të lartë në klasifikim.

24/07/2021

Para 3 vitesh, Xhensila  u bë nënë për herë të parë dhe u bekua me një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Ajka. Epo, duket se genet kanë bërë punën e tyre dhe nuk kishte se si Ajka të mos trashëgonte zërin e ëmbël të mami Xhensilës. Në një video të publikuar së fundmi nga këngëtarja mund të dëgjojmë vogëlushen teksa këndon ‘Bella Ciao’ dhe Xhensila e shoqëron. Pa zbuluar portretin e Ajkës, Xhensila na ëmbëlton me video-n më të bukur.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me Klajdi Harunin, një këngë të cilën e ka shumë përzemër. 

Mezi po e pres, është një nga këngët që e kam dashur më së shumti. Ka gati një vit që është bërë si projekt, por po presim kohën e duhur që ta lancojmë dhe besoj se shumë shpejt.