Celebrities Gossip Showbiz

E nxehur me Zhaklin Lekatari, Olta Gixhari qan me dënesë!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve të forta. Të tilla kanë qenë edhe përplasjet e forta me Efin, të cilat gjithashtu janë komentuar edhe nga opinionistja Zhaklin Lekatari, komente këto, të cilat nuk u mirëpritën aspak nga aktorja.

Kur bën një shaka duhet të them e kam me shaka, është batutë sepse unë nuk dikam ta transmetoj. Unë jam e keqkuptuar, pikë. Unë them u zhgënjeva sepse hëngra një darkë me Efin isha shumë e sinqërte, besova vërtet që krijova një marrëdhënie. Shoh videon në prime tjetër, zhgënjehem se i dhashë gjithë sinqeritetin tim dhe del Zhaklina thotë ti e manipulove. Për çfarë, se e besova?!