Celebrities Film & Tv Showbiz

Ekskluzive/ Sot premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, të ftuarit dhe pamje live ngja eventi!

Sot është premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip po japin intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio) 

Të pranishëm janë regjisori, skenaristi dhe protagonisti Drilon Hoxha se bashku me familjen e tij, Meri Shehu, Endrik Beba, Mehdi Malkaj, Lorenc Kaja, Evi Reçi, Bujar Asqeriu e shumë të tjerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio) 

I ftuar në TAR, Driloni ka zbuluar disa detaje ekskluzive:

Për të gjithë ata që nuk e dinë dhe po e dëgjojnë për herë të parë këtë gjë, unë jam në bashkëpunim me Top Channel Films për këtë projektin e fundit që kam nxjerrë dhe jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim.

Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)