Celebrities Music

Elton John tregon detajet e albumit të tij të ri i cili pritet të dalë në këtë datë…

Së fundmi, Elton John ka zbuluar se së shpejti do të nxjerrë një album të ri i cili është regjistruar gjatë pandemisë. Albumi “The Lockdown Sessions” do të dalë më 22 tetor dhe përfshin bashkëpunime me artistët si Dua Lipa, Stevie Wonder, Lil Nas X, Stevie Nicks, Gorillaz, Eddie Vedder, reperi Young Thug dhe Nicki Minaj. Gjatë një interviste, këngëtari tregoi se regjistrimet janë kryer në internet, përmes aplikacionit “Zoom”.

Disa pjesë u regjistruan sipas rregullave shumë të rrepta të sigurisë, duke punuar me një artist tjetër, por të ndarë me ekran xhami. Megjithatë, të gjitha këngët në të cilat kam punuar ishin vërtet interesante dhe të larmishme, gjëra që ishin krejtësisht të ndryshme nga gjithçka për të cilën unë jam i njohur, gjë e cila më çoi jashtë zonës sime të rehatisë në një territor krejt të ri. Kuptova se kishte diçka çuditërisht të njohur në këtë lloj pune.

Një nga këngët në album,”Cold Heart (PNAU Remix)” me Dua Lipa-n, ka bërë tashmë histori për John. Javën e kaluar, kënga debutoi në numrin 81 në “Billboard Hot 100”, duke shënuar hyrjen e 68-të të John në tabelë dhe hyrjen e tij të parë në mbi 21 vjet, pasi kënga e tij “Someday Out of the Blue” arriti në numrin 99 në tabelë me 29 korrik 2000.

Ndërkaq, lista e këngëve në albumin e Elton John:

1.”Cold Heart (PNAU Remix),” Elton John & Dua Lipa
2.”Always Love You,” Elton John, Young Thug & Nicki Minaj
3.”Learn To Fly,” Surfaces feat. Elton John
4.”After All,” Elton John & Charlie Puth
5.”Chosen Family,” Rina Sawayama & Elton John
6.”The Pink Phantom,” Gorillaz feat. Elton John & 6LACK
7.”It’s a Sin,” Elton John & Years & Years
8.”Nothing Else Matters,” Miley Cyrus feat. WATT, Elton John, Yo-Yo Ma, Robert Trujillo & Chad Smith
9.”Orbit,” Elton John & SG Lewis
10.” Simple Things,” Elton John & Brandi Carlile
11.”Beauty In The Bones,” Jimmie Allen & Elton John
12.”One Of Me,” Lil Nas X feat. Elton John
13.”E-Ticket,” Elton John & Eddie Vedder
14.”Finish Line,” Elton John & Stevie Wonder
15.”Stolen Car,” Elton John & Stevie Nicks
16.”I’m Not Gonna Miss You,” Glen Campbell & Elton John

Së fundmi, Elton John është parë duke hipur në jahtin e tij luksoz në Nice të Francës, teksa po shijon pushimet e tij europiane me burrin e tij David Furnish. Legjendës së muzikës, 74-vjeç, iu bashkua shoku David Walliams dhe producenti Andrew Watt, duke lënë të kuptohet se ata mund të planifikojnë një bashkëpunim në të ardhmen.